Mbrëmja e djeshme ka qenë e shënuar në kalendar për familjen e boksierit Robin Krasniqi. Sportisti i njohur ka pasur festë në familje.
Dje është martuar motra e tij, Qëndresa me personin e zemrës, Përparimin i cili jeton në Gjermani. Pak nga ahengu, Robini ka ndarë në rrjete sociale.
Ai mes tjerash, pos urimeve ka pasur edhe ndjenjën e krenarisë për motrën e tij.