Marsi kaloi, projekti ideor për “tramvajin me rrota” në Shkup akoma nuk është publikuar

Projektuesit vonojnë në përgatitjen e dokumentacionit të projektit ose Qyteti i Shkupit taktizon me publikimin e modelit paraprak për linjën e parë të sistemit të autobusëve të shpejtë (BAS) nga Novo Lisiçe në Gjorçe Petrov? Kur ishte nënshkruar marrëveshja me projektuesit në fillim të tetorit të vitit të kaluar, afati për përgatitjen e dokumentacionit të projektit u vendos të jetë 100 ditë pune.

Autoritetet e qytetit fillimisht njoftuan se deri në shkurt të këtij viti do të përgatitet projekti ideor i trafikut, projekti ideor arkitektonik, projekti ideor i ndërtimit, si dhe projektet ideore për rrugët, për instalimin e makinave dhe pajisjeve, për hidroteknikë, instalimin termoteknik dhe analizën për rre*ziqet e projektit. Në këtë fazë, duhej të analizohet kapaciteti i depos ekzistuese të NQP-së në Gjorçe Petrov dhe të bëhet hartimi i i përmbajtjeve të reja për depon e ardhshme në Novo Lisiçe. Sidoqoftë, në shkurt, autoritetet e qytetit njoftuan se në mars Qyteti i Shkupit do të merrte projektin ideor dhe dokumentacionin shoqërues për linjën e parë të “tramvajit me rrota” në Shkup.

Kaloi edhe marsi, ndërsa prezantim zyrtar të dokumentacionit të përgatitur nga Qyteti i Shkupit nuk ka. “Meta.mk” muajin e kaluar në tre raste u kërkoi autoriteteve të qytetit që t’i përgjigjen pyetjes kur do të përfundojë përpunimi i projektit ideor, por edhe kur i njëjti do t’i prezantohet publikut, si dhe para qytetarëve të kryeqytetit ashtu edhe para ekspertëve. Por nuk morën përgjigje për këto pyetje.

Ekspertët e kontaktuar nga “Meta.mk” paralajmëruan se vendimi për të futur BAS në Shkup tashmë është sjellë, ndërsa më pas bëhet edhe projekti ideor. Profesori Zoran Krakutovski nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UKM tha se procedura e zakonshme dhe e saktë është që së pari të bëhet studim i fizibilitetit, me të cilin do të kuptohen të gjitha zgjidhjet e mundshme për transport publik masiv të udhëtarëve në Shkup, të bëhet një prezantim publik të rezultateve dhe të përfshihen në diskutimin palët e interesuara, ndërsa vetëm atëherë të sillet vendim se cili sistem është më i përshtatshmi për transportin publik masiv.

Edhe nga Organizata për automjete elektrike “Elektromobiliteti Maqedoni” thonë se vendimi për ndërtimin e “tramvajit me rrota” në Shkup është sjellë në mënyrë të fshehtë, pa diskutim dhe pa dhënë detaje.
“Konsideroj se Qyteti i Shkupit duhet të formojë një grup prej disa njerëzve për fillim, të cilët do të fillojnë në mënyrë serioze me këtë punë jo si konsulentë, por përmes themelimit të një ndërmarrje publike, me emrin punues” Tramvaji i Shkupit”, i cili më tej muund të integrohet me NQP dhe me kompani të tjera komunale. Grupi që do të projektojë dhe udhëheqë sistemin nuk mund të jetë më e vogël se dhjetë persona, nëse është e nevojshme edhe me njëzet profesionistë të organizuar në organin ek*zekutiv që do të merret me të gjitha aspektet e tramvajit”, tha Kiril Minanov nga “Elektromobiliteti Maqedoni”.

Ndërkohë, në Parlamentin e RMV-së, është përpara votimit huaja e vendit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me 70 milion euro për ndërtimin e dy linjave BAS në kryeqytet. Pasi të miratohet kredia nga deputetët dhe të nënshkruhet marrëveshja me BERZH-in, duhet të shpallet tender për përgatitjen e projektit bazë për linjën e parë BAS nga Novo Lisiçe në Gjorçe Petrov, që do të nënkuptonte se ndërtimi praktik i “tramvaji në rrota” me punimet e planifikuara të ndërtimit në teren do të fillojnë pas zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti. Partia opozitare VMRO-DPMNE tashmë ka deklaruar se është kundër ndërtimit të një sistemi të shpejtë të autobusëve në Shkup.