Marrëzitë e Edi Ramës nuk kanë të ndalur, hap edicion lajmesh në ERTV


Pasi ka nënshtruar thuajse të gjitha mediat në vend, Edi Rama duket se është ende i pakënaqur me shpëlarjen e trurit që u bën shqiptarëve. Kryeministri ka njoftuar sot në facebook, çeljen e një rubrike të re në televizionin e tij, “Edi Rama TV”, e cila do të quhet “ERTV News”, ku do të transmetohen arritjet dhe sukseset e qeverisë, çdo të dielë.
Në fakt kjo rubrikë e re, nuk i shton asgjë propagandës së kryeministrit, sepse ai dikton pjesën më të madhe të edicioneve të lajmeve në televizonet e vendit. Mbetet për tu parë nëse nënshtrimi i mediave shqiptare do të shkoje deri aty sa të transmetojnë Live edhe sukseset që Rama do të shpallë çdo të djelë.
Këto shpikje të Ramës, shpesh kanë për qëllim zhvendosjen e vëmendjes së opinionit publik, nga problemet reale që shqetësojnë vendin, por veprimet e Ramës me lodrën e tij “ERTV”, janë më shumë se kaq. Ato tregojnë dëshirën e hershme të kryeministrit, për të qenë dirigjuesi dhe kryeredaktori i të gjithe informacionit që marrin qytetarët. Ato tregojnë një kryeministër, që kërkon të jetë shpëlarësi i truve të shqiptarëve.