Marrëveshja për të burgosurit, Anglia do i paguajë Shqipërisë 4.6 mln euro në vit

Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë së paku 4.6 milionë euro në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë.

Detajet e dokumentit zyrtar të marrëveshjes së finalizuar janë publikuar nga gazeta The Telegraph. Nga 200 të burgosur që do të transferohen nëpër burgjet shqiptare, 17 janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa tetë shqiptarë janë dënuar për përdhunim.Mes të dënuarve është Koçi Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses britanike Sabina Nesa. Mësuesja 28-vjeçare u rrah dhe u mbyt pa asnjë arsye në një park te Londrës dy vite më parë.

Selamaj ka vuajtur deri më tani dy vjet, që do të thotë së Britania e Madhe do t’i paguajë shqiptarëve 470.000 euro për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit të tij.

Mes 15 vrasësve është edhe 35-vjeçari Erlin Hasa i burgosur për vrasjen e rumunit 43-vjeçar. Pasi konsumuan kokainë ne një feste Hasa sulmoi 62 here me thike rumunin në një rrugë në Birmingham-it.

Sipas marrëveshjes qeveria britanike do t’i japë Shqipërisë edhe 5 milionë euro për logjistikën sigurinë dhe trajnimin e gardianëve. Telegraf shkruan Britanikët kanë kërkuar garanci se të drejtat e njeriut të të burgosurve shqiptarë do të mbrohen, ndërsa shqiptarët kanë kërkuar që ata të paguhen përpara se të pranojnë grupin e radhës të kriminelëve.

Një grup pune do të ngrihet për të monitoruar dhe parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve. Sipas marrëveshjes qeveria shqiptare do përpilojë raporte vjetore për gjendjen e të burgosurve dhe për kushtet e tyre ndërsa qeveria britanike ka të drejtë të inspektojë burgjet.

Largimi i të burgosurve shqiptarë do të ndihmojë në zbutjen e krizës për mbipopullimin e burgjeve britanike por do të kursejë në të njëjtën kohë edhe lekët e taksapaguesve britanikë./bw