Marrëveshja e plotë me Bullgarinë duhet të ketë tre komponentë – udhërrëfyes i definuar bilateral, propozimi portugez për pozitën e tij në procesin evropian dhe dritë e gjelbër për fillim të negociatave.
Marrëveshje e tillë është e mundur në shtator të këtij viti, sipas shefit të diplomacisë Bujar Osmani, por për atë nevojitet në periudhën në vijim të vazhdohet, ashtu që kryesimi slloven do ta ndërmarrë zgjidhjen portugeze, Bullgaria do të tregojë se e pranon udhërrëfyesin e definuar, që është e dhënë sipas përmbajtjes të letrës së MPJ-së bullgare dhe shteti të marrë dritë të gjelbër për fillim të negociatave në shtator.
Përderisa ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë në letrën deri te ministri Osmani, shpreh pritje për zbatim të obligimit të ndërmarrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, shefi ynë i Diplomacisë Osmani është kategorikisht se obligimet nuk janë ndërmarrë dhe ato ishin vetëm propozime dhe ide për përmbajtjen e udhërrëfyesit, në të cilën Sofja është dashur të përgjigjet para samitit më 24 qershor.
Megjithatë për Osmanin, ana pozitive e kësaj letre është se ajo përmban qëllime, se të gjitha propozimet të cilat janë dhënë janë të pranueshme. Sipas MPJ-së bullgare, gjatë vizitës së fundit në Sofje, është biseduar për pesë pikat e fundit të udhërrëfyesit, sipas të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut duhet:
Të dërgojë vërejtje verbale deri te KB se emri i shkurtër dhe i gjatë i vendit ka të bëjë vetëm në subjektin politik “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa jo në rajonin gjeografik “Maqedonia e Veriut”, një pjesë e së cilës gjendet edhe në kornizat e kufijve sovrat në Bullgarisë.
T’i tërheqë pretendimet e saj të pakicave kundër Bullgarisë, duke vërtetuar se nuk ka bazë historike, etnike ose të tjera me kërkesë të statusit të pakicave për cilindo grup të njerëzve, të cilët nuk janë shtetas të saj, në territorin e Republikës së Bullgarisë. Kjo do të ishte në pajtim me klauzolën për mos përzierjen në punët e brendshme të Bullgarisë, të konfirmuar në nenin 11 paragrafi 5 i Marrëveshjes nga viti 2017.
Të fillojë procesi i rehabilitimit të vi*ktimave të komunizmit jugoslloven, të shtypur në territorin e saj, për shkak të vetë ndërgjegjësimit të tyre bullgar.
Ta rregullojë me Bullgarinë përmbajtjen e programeve të saj mësimore me qëllim që në mënyrë objektive ta reflektojë historinë e përbashkët, të projektuar si element qendror i Marrëveshjes për fqinjësi, si dhe me qëllim që të eliminohet përmbajtja mësimore që shkakton urrejtje ndaj Bullgarisë.
T’i identifikojë së bashku me Bullgarinë dhe t’i mënjanojë shenjat dhe mbishkrimet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat përhapin urrejtje ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve.
Deri në çfarë mase këto ide do të shndërrohen në obligime, nëse ka zhbllokime të procesit eurointegrues nga ana tjetër, Osmani dje në konferencën për shtyp, vërtetoi se debati në lidhje me definimin e udhërrëfyesit lëviz në atë drejtim, por që kjo vetëm tregon se nuk negociohet për çështjet e identitetit.
Për emrin e shkurtër, Osmani tha se, ideja ka qenë me një deklaratë, një notë të tejkalohen dallimet dhe të tregohet se emri i shkurtër – Maqedonia e Veriut është i njëjtë, siç është edhe emri i gjatë – Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me çështjet e pakicave, shefi i diplomacisë thotë se Amendamenti 36 i Kushtetutës, i sjellë pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës, tashmë e rregullon atë çështje.
Se Republika e Maqedonisë së Veriut ndërmerr obligim të mos përzihet në punët e brendshme, përveç për shtetasit e saj, në shtetet e rajonit. Këtë të drejtë e ka Gjykata në Strazburg, e cila i rregullon çështjet individuale të pakicave të qytetarëve, të cilët jetojnë gjithkund në Evropë”, deklaroi Osmani.
Në lidhje me çështjen e librave, potencoi dy momente – së pari se bishtat e librave nga një ish lidhje e Jugosllavisë janë kohë e panevojshme në lidhjet e reja, dhe e dyta – në pjesën e dallimeve në interpretimet historike, komisioni historik mbetet të jetë instrument ose platformë për gjetjen e pikëpamjeve të përbashkëta.
Letrën e MPJ-së bullgare, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski e vlerësoi si mashtrim marketingu. Ai deklaroi se nuk kemi çka të kërkojmë nga Bullgaria derisa Sofja nuk bëhet Qeveri politike dhe nuk përbëhet Parlamenti i cili do të ketë mandat prej katër viteve. Rekomandimi i tij është tani, në këtë periudhë, Qeveria të mbahet në bashkëpunimet aksionare me Bullgarinë me të cilat ndërtohet besimi, por jo edhe të bisedohet për pikat kryesore të shpërbërjes.
Në lidhje me akuzat e opozitës se Qeveria e shet identitetin shtetëror, Pendarovski duke ju referuar asaj që ia ka thënë kryeministri”, tha se diçka të tillë nuk ka.