Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar të dielën në Prespë, dhe ka shprehur gatishmërinë që organizata ku bënë pjesë ai, do të përkrahë përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë për ratifikim dhe realizim të marrëveshjes për emrin, njofton Portalb.mk.
“I përuroj kryeministrin Cipras dhe Zaev për rolin e tyre në arritjen e marrëveshjes historike, e nënshkruar të dielën në Prespë. I inkurajoj qeveritë e tyre, që të angazhohen fuqishëm për ratifikim dhe realizim të marrëveshjes. KB-ja është e angazhuar për të përkrahur përpjekjet e tyre”, shkruan në rrjetin social tuiter, Guteresh.
Megjithëse në Prespë ishte i ftuar edhe Guteresh, pasi që procesi i arritjes së marrëveshjes për emrin me Greqinë është ndërmjetësuar nga OKB-ja – Methju Nimic, në vend të tij kishte ardhur nënsekretarja për Çështje Politike, Rozmari Di Karlo.