Marku: Zhurmaxhinjtë e nënshtruar po e shndërrojnë shoqërinë e besimtarëve në cirk

Adelina Marku e quan guxim qëndrimin e imamit të Porojit. Sipas saj, kjo është sjellja e një imami që misionin e tij e bën me pasion dhe dashuri. Ajo thotë se ky është shembulli i një imami që nuk është zhurmaxhi dhe nuk e mban pushtetin e tij duke e bazuar në lajka. Disa politikanë, sipas saj, e bëjnë veten të paprekshëm. Më skandalozja, thotë ajo, është se dy nga këta politikanë janë mjek, ku i referohet kryetarit të Komunës së Gostivarit, i cili bëri thirrje për hapje të xhamive dhe I dyti është zv.kryeministri Buja Osmani. Ky i fundit sipas saj, në vend se të tregonte se sa ndihma i kanë dhënë vendit shtete evropiane për t’i lehtësuar betejën me virusin korona, u ndikua nga kryetari Gostivarit dhe nënkryetari Alternativës dhe lejoi hapjen e xhamive dhe kulteve fetare, vetëm që mos humbte vota.