Marku: “Të gjithë e patë çfar padrejtësie më bënë”

“Të gjithë e patë sot se çfarë padrejtësie më bërën live në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur. Edhe komentatorët dhe vetë Stewart. Me të vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mija më të mira, por e meritoja fitoren. E ula në tokë në raundin e dytë. S’diskutoheshe fare barazimi. Kam kaluar shumë gjëra në jetë, kush me njeh e di mirë se s’dorëzohem gjallë a vdekur deri sa t’ja arrij qëllimit tim. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe. Të them të drejtën se kam prit. Jeta vazhdon! Unë brenda meje jam fitues. Kurrë s’ishte barazim dhe as s’ka për të qenë, edhe pse gjyqtari e shkroi ashtu, por Zoti e di më së miri. Unë do vazhdoj më shumë se kurrë, do shplodhem 3-4 ditë dhe do të përgatitem për ndeshjen e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe”.

Florian Marku