Marku pas fitores: Më nënvlerësuan, unë kam sakrifikuar shumë për këtë sport

Florian Marku e ka fituar luftën ndaj Maxim Prodan pas 10 rundeve të mundimshëm.
Marku ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke triumfuar me vendim të gjyqtarëve

Marku pas meçit tha se është tepër i lumtur për këtë fitore që ka arritur, ai gjithashtu bëri të ditur se po bëhet baba.
“E mposhta, më kanë nënvlerësuar, e kam mposhtur Prodanin, unë kam sakrifikuar shumë për këtë sport. Tani do të bëhem baba dhe do të bëjë gjithçka për familjen time”, tha shkurtimisht Florian Marku për DAZN.