Boksieri shqiptar, Florian Marku pas fitores ka falënderuar tifozët, bashkëshorten dhe trajnerin e tij për mbështetjen e dhënë në ndeshjen e sotme të cilin e përfundoi me fitore.
Ka vlerësuar se ndeshja e sotme ishte një “fitore e vështirë, por e bukur pa dyshim”.
Ka premtuar se do të luftojë me çdo boksier, duke dhënë më të mirën në ring.
“Unë do të jap zemrën time për këtë sport”, tha Marku më tej.
Ashtu edhe siç paralajmëroi në intervistën e tij të fundit, pas fitores Marku premtoi se do të kthehet në Shqipëri për të luajtur ndeshje.
“Do të vij në Shqipëri dhe do të dua të luaj një ndeshje në Shqipëri. Është koha të kthehem në shtëpi dhe do të kthehem të punoj në vendin tim”, tha Marku në fund, transmeton TV21.
Kujtojmë se Marku arriti të mbrojë titullin kampion të kategorisë IBF të cilën e siguroi në ndeshjen e tij të fundit.
Me këtë ndeshje, ai bëri 10 fitore nga gjithsej 11 ndeshje sa ka luajtur deri më tani. Këtë vit ai pati tri ndeshje, që të gjitha fitore.