Marku: Do të boksoj me kundërshtar që s’ka asnjë humbje

Florian Marku pritet që shumë shpejtë ta zbuloj kundërshtarin e radhës.
Boksieri shqiptar përmes rrjeteve sociale ka treguar se është afër ta zyrtarizoj kundërshtarin – i cili nuk ka asnjë humbje.

Gjatë një bisede që kishte IndeksOnline me promotorin e Markut, Sam Jones, ky i fundit kishte thënë se kundërshtari nuk do të jetë nga Britania.
“Michael McKinson? Jo, profili i tij është shumë i vogël për Florian Markun. Herën tjetër nëse luftojmë me një boksier britanik, do të ndodhë vetëm në Shqipëri. Gjyqtarët nuk janë në anën tonë”, ka thënë për IndeksOnline Sam Jones

Kurse, Marku përmes rrjetit social ‘Twitter’ tha se:
“Lu*fta ime e radhës do të jetë me një tjetër kundërshtar që s’ka asnjë humbje. Unë nuk marrë lufta të lehta. Unë jam i gatshëm për gjithkë”, ka thënë Marku.
Gjatë karrierës profesionale të Florian Markut në boks, ai ka bërë 9 luftëra – ku ka fituar 8 (6 me nokaut) dhe ka barazuar në një meç.