Marketi nga Gjilani: “Coca Cola” ma mori frigoriferin sepse nuk pati produkte serbe në të


Marketi nga Gjilani me emrin “Albani” ka njoftuar se përfaqësuesit e “Coca Colës” e kanë larguar frigoriferin tyre nga lokali.

Për këtë ka treguar edhe arsyen.

“ARSYEJA pse përfaqësuesit e Coca Colas e larguan frigoriferin nga lokali, është sepse marketi në fjalë nuk mban PRODUKTE të prodhuara ne Serbi, por Coca Cole të prodhuar në vende të tjera, kryesisht në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e marketit.