Marishta: Shumica e shqiptarëve kanë një mutacion gjenetik të quajtur MTHFR

Mjekja epidemiologe Alketa Marishta foli sonte në “Opinion” për një mutacion gjenetik të quajtur “MTHFR” të cilin sipas saj e kanë shumica e shqiptarëve.

LINKU NE YOUTUBE: https://youtu.be/gySq1gWB3NI

Ky mutacion, shton ajo shpjegon dhe numrin e lartë të vdekjeve në vend nga sëmundjet e zemrës apo kanceri. Marishta vijon më tej duke theksuar se përgjithësisht shqiptarët kanë mungesë kolesteroli, por edhe acidin folik të ulët dhe një toksinë të quajtur ‘homocysteine’ e cila shkakton bllokim të enëve të gjakut dhe zemrës.

-Çfarë kemi ne në ADN që se kanë popujt e tjerë, që bëhemi kaq lëmsh?

Alketa Marishta: Është një gjen që quhet MTHFR, s’ka nevojë ta mbani mend…

-MTHFR-në kemi gabim ne?

Alketa Marishta: Ky është një mutacion që e marim nga prindërit dhe një person mund të ketë variantin homozigotë, ose mund të ketë një. Çfarë bën kjo enzimë? Kjo katalizon shumë procese kimike në trup, dhe fillon metabolizmin e folateve. Çdo gjë që është jeshile, që e marrim dhe e hamë, kjo enzimë e kthen në një formë tjetër dhe pastaj kalon në procese të tjera dhe ul një proteinë që është toksinë në trup që quhet Homocysteine. Disa nuk e bëjnë analizën e gjakut që e tregon këtë. Ulja e homocysteine-s është më e rëndësishme se kolesteroli. Unë i kam parë shqiptarët që e kanë këtë gen, kanë vitaminën B12 të ulët, kanë acidin folik të ulët. (https://www.cookwarejunkies.com/) Homocysteina i bllokon enët e gjakut, jep ishemi në tru dhe bllokim të zemrës, prandaj ne kemi rritje të vdekjeve nga zemra ose kanceri.

-Prit se më hutove tani, ka një mënyrë që mund të na bëhet më e mirë ADN-ja?

Alketa Marishta: Vitaminat më të mira që ulin homocysteine, s’ka ilaçe për ta ulur./tvklan.al