Marina dhe Geti po bëhen prindër

Marina Vjollca është shkëputur prej javësh nga rrjetet sociale dhe kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël.
Dyshimet kanë nisur dhe nga fotoja e fundit e Marinës në Instagram, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjerë.

Aludimet e shtatzënisë janë përforcuar akoma më shumë nga miku i ngushtë i moderatores, Eraldo Rexho.
Në një intervistë për “Pushimet on Top”, ai ka zbuluar se në kopertinën e Shtatorit të “Revista Who” do të jetë një personazh që pret të bëhet mami.