Marin Mema, për herë të parë para studentëve shqiptarë në Shkup

Marin Mema ishte dje pranë studentave në Universitetin e Evropes Juglinore. Studentët patën mundësi të diskutojnë drejtë për drejtë me bashkëkombasin e tyre nga shteti am, poashtu dhe të shprehin shqetësimet e tyre me të cilat përballen në Maqedonin e Veriut.

Për fat të keq një numër i lartë i studentëve mbetën jashtë pasiqë hapsirat e sallës u mbushën të gjitha. Ishte hera e parë e Marinit pranë studentave shqiptarë në Shkup andaj edhe ishte e pritur që numri do të jetë i tejkaluar. Por gjithsesi çdo gjë shkoi mrekullueshëm, shprehen studentet.

Për tu mundësuar ky event realisht nuk ka qënë edhe e lehtë aq sa mund të jetë e lehtë për profilet e e tjerë gazetaresk shprehet organizatorja. Marini është një ndër gazetarët më të suksesshëm dhe më profesionist i kombit tonë, i cili fqinjëve ua shpalos gënjeshtrat dhe ua tregon të vërtetat me fakte historike dhe andaj figura e Marin Memes është shqetësuese për të gjithë ato që kanë bërë padrejtësi ndaj kombit shqiptar thot Emira Selimi organizatore.

Studentave nuk ju mjaftoi koha, saqë një numër i lartë mbetën dhe pa parashtruar pyetjet e tyre, por Marinin studentat shqiptar në Shkup do ta kenë prap./News33.tv/