Marin Mema: Kam 11 vjet non grata në Greqi, më quajtën të rrezikshëm! Autoritetet shqiptare nuk reaguan

Gazetari Marin Mema tregoi në “Top Story” se pretendimet se ai është shpallur non grata në Greqi janë të vërteta dhe se sipas tij më e keqja është se qeveria shqiptare nuk ka reaguar.
“Non grata prej 11 vjetësh tashmë sepse po bëja punën e gazetarit. Po shkoja të raportoja të vërtetën, siç kam bërë në vazhdimësi. Armët e mija në thonjëza ishin stilolapsi edhe një bllok shënimesh”, tha Mema.
“Ajo që është për të të ardhur keq është mosreagimi i autoriteteve shqiptare. Unë në vazhdimësi e kam thënë edhe me doza ironie se “kush mund ta vazhdojë rrëfimin vetë”. Pra unë isha thjesht një gazetar, një njeri i parrezikshëm, pavarësisht se u konsiderova rrezik për sigurinë kombëtare në Greqi. Apelasi për ata që e dinë është pesë vjet, unë e kam kaluar dhe maksimumin e kam 11 vjet, pra jam shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.

Autoritet shqiptare kurrë nuk kanë reaguar, ndërkohë në rastin konkret ja çfarë ndodh, për një gjë që në fakt është e drejtë e shtetit shqiptar”, tha gazetari referuar rastit të burgosjes së Fredi Belerit në Himarë, vendim për të cilin qeveria greke ka reaguar.

(https://uniforumtz.com)