Marigona u vra për xhelozi? Krivaqa dyshonte se po e tradhtonte me djalin e dajës së tij

Gjykata Themelore në Ferizaj ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e diel në Ferizaj ku mbeti e vd*ekur 18-vjeçarja Marigona Osmani.

Gjykata thotë se ka dyshime të bazuara se në banesën e Dardan Krivaqës në Ferizaj, ky i fundit, me dashje, në mënyrë mi*zore për motive të ulëta, saktësisht për xhelozi, e privoi nga jeta 18-vjeçaren për shkak se dy*shonte se e ndjera Marigona e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij.

Për këtë arsye i pandehuri Dardan Krivaqa, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhu*në psikike, e pastaj edhe dhu*nën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë.
Ndërsa i pandehuri Arbër Sejdiu gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhu*nës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete.

Me këtë rast, Gjykata Themelore në Ferizaj, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës i ka caktuar masën e parabu*rgimit prej një muaji Arbër Sejdiut.
Para disa orësh është arre*stuar edhe Dardan Krivaqa në një fshat të Ferizajt.