Marigona, një javë pa asnjë lajm nga spitali për gjyshen e infektuar me Kovid-19 (VIDEO)

Marigona Xhemali nga Shkupi prej gati një jave nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Spitali 8 Shtatori për gjendjen e gjyshes së saj 77 vjeçare e infektuar me koronavirus, shkruan gazeta LAJM. Gjithë familja Xhemaili është e brengosur ndërsa gjithcka që dijnë për gjendjen e të afërmes së tyre, janë informacionet që i marrin nga disa miq brenda spitali.

24 vjecarja nga Shkupi, kërkon që të ketë me tepër transparencë nga autoritetet shëndetësore. Pas reagimit të saj në rrjetet sociale, Marigona ka marrë mesazhe edhe nga persona tjerë që kanë raste të ngjashme.

Në familjen e Margionës i infektuar është edhe xhaxhai i saj ndërsa simptoma të koronavirusit kishte gjyshi i saj tashmë i ndjerë, për të cilin pas vdekje u konstatua se nuk ishte i prekur nga Covid-19. Ajo ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të jene të kujdeshëm, të respektojnë masat dhe të mos besojnë në teoritë konspirative se virusi nuk ekziston.

Për mungesën e transparencës nëpër spitale është pyetur edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipce. Ai tha se problemet me komukimin lindin për shkak të ndalesës për vizita dhe premtoi se do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi./Gazeta LAJM