Mariçiq: “Vendimi për lirimin e Mijallkovit e zvogëlon besimin tashmë të lëkundur në gjykata”


Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për lirimin e Sasho Mijallkovit nga paraburgimi e zvogëlon besimin tashmë të lëkundur të qytetarëve në gjykata, ka shkruar në Facebook ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Kujtoj, shkruan ministri i Drejtësisë, se Mijallkov ishte një person në një rrezik real për t’u arratisur dhe për cilën ngjarje është shqetësuar opinioni në Maqedoni.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti, të cilët e morën këtë vendim, duhet t’i sqarojnë opinionit se për çfarë arsye e kanë marrë një vendim të tillë dhe si do të marrin përgjegjësi nëse ekziston rreziku i arratisjes sërish.

Edhe pse gjykata është e pavarur, ajo është e detyruar të shpjegojë publikisht vendimet e saj në mënyrë që qytetarët t’i besojnë gjyqësorit.

“I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor që të hetojë arsyet mbi të cilat gjyqtarët e morën këtë vendim”, ka shkruar Mariçiq.

Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov sot u lirua nga burgu pas Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar garancinë prej 11.106.501 euro