Mariçiq: “Përvoja që kemi në procesin e shqyrtimit është avantazh për ne dhe do ta vlerësojmë atë”

Sot në Bruksel vazhdon takimi shpjegues për kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”, në të cilin zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me Unionin, Mariçiq, tha se ekipi negociator maqedonas nga kjo fushë bazohet në përvojën e mëparshme dhe vazhdon me rregulloret e reja ligjore, nga viti 2019 e deri më sot, duke theksuar se ky është një avantazh i madh për ne që duhet ta shfrytëzojmë dhe ta vlerësojmë.

“Kemi kapacitet dhe motivim për të përgatitur vendin tonë dhe institucionet tona në mënyrë adekuate duke ndërtuar një kapacitet administrativ të fortë dhe të mirë integruar të agjencive të zbatimit të ligjit dhe organeve të tjera relevante, të cilat pritet të arrijnë standardet e nevojshme”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Mariçiq shtoi se Qeveria miratoi Vlerësimin Kombëtar të Rezikut në Mars 2020 në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e te*rrorizmit dhe përmendi Planin Kombëtar të miratuar për riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e lu*ftëtarëve të kthyer dhe anëtarëve të familjeve të tyre me pjesëmarrjen e disa institucioneve shtetërore dhe aktorëve socialë me qëllim për të zbatuar prioritetet e përcaktuara në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.

Sot përfundon dita e dytë e prezantimeve nga Komisioni Evropian për legjislacionin dhe standardet e BE-së në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë për ekipet negociatore maqedonase dhe shqiptare në këtë fushë. Nga e hëna nisin takimet e shqyrtimit shpjegues për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore./KlanMacedonia/