Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq tha se si qeveri kërkojnë zgjidhje që nuk do ta rre*zikojë statusin e gjuhës maqedonase.
“Nëse nuk dakordohemi rreth kësaj çështje, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje me Bullgarinë”, tha Mariçiq.
Ai shtoi se qeveria me kujdes qaset në negociata dhe udhëhiqet sipas Rezolutës së miratuar në Kuvend.
“Çështjet identitatre Bullgaria do të përpiqet që t’i hap, por kjo nuk do të thotë se do të pranojmë një kompromis të tillë. Për këtë shkak insistojmë të gjitha pikat të vendosen në paketë”, u shpreh ai.