Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq që nesër do të qëndrojë në vizitë disaditore në Bruksel. Është paraparë të takohet me eurokomisarin për Zgjerim, Oliver Varheji dhe eurokomisarin për Drejtësi, Didier Rejnders. Temë e bisedimeve, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, do të jenë eurointegrimet e vendit, reformat në gjyqësi dhe qeverisja e së drejtës.
Në Bruksel ministri i Drejtësisë do të ketë takime edhe me ushtruesin e detyrës drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Unionit, Mihaela Matuela, si edhe eurodeputetët Tanja Fajon dhe Irena Joveva nga Sllovenia, Tonino Piculla nga Kroacia, Andreas Shuder nga Austria.
Kjo është vizita e dytë e punës e Mariçiqit në Bruksel këtë vit.