Mariçiq: Është herët për të folur për ndryshimet kushtetuese

I pyetur se kur mund të presim fillimin e procedurës parlamentare për ndryshimet kushtetuese dhe nëse mund të presim mbështetjen e nevojshme për zbatimin e tyre, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq tha:

“Skriningu na jep kohë të mjaftueshme për të zbatuar amendamentet kushtetuese…nuk do të jetë e thjeshtë, pikërisht për shkak të këtij presioni dhe propagandës së tepërt dhe të lajmeve të rreme lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë. VMRO-DPMNE dhe Mickoski duhet menjëherë të japin mbështetje qëllimeve tona strategjike. Sigurisht që procedura në Kuvend do të fillojë në një fazë të mëvonshme. Tani mendoj se është shumë herët për të folur për këtë”, tha Mariçiq.