Mariçiq: “Ekziston mundësi për përshpejtimin e procesit eurointegrues”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq tha se tani është mundësia e mirë që të përshpejtohet procesi i eurointegrimeve, pasi që kjo situata e pritjes shumëvjeçare nuk është as në dobi të BE-së e as në dobi tonën.

“Bashkimi Evropian duhet të hyjë në mënyrë më të guximshme në politikën e zgjerimit dhe projektimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se vetëdija te një pjesë po ndryshon. Ne u treguam partnerë të besueshëm dhe kjo është mundësi e mirë që të përshpejtohet procesi”, tha Mariçiq.
Ai shtoi se në interes tonë është që të fokusohemi dhe drejtohemi kah zgjidhja e problemeve tona sa m ë shpejtë që të mundemi ta zhbllokojmë procesin.

“Maqedonia e Veriut ka vepruar shpejtë dhe në mënyrë efikase si partner, pres që në periudhën e ardhshme ajo të marrë formë të prekshme, megjithatë të mos presim se dikush do të na zgjidh problemet tona. Interesy ynë është që të zgjidhet problemi me Bullgarinë, ashtu siç thash me një zgjidhje të dinjitetshme, por të mos kemi pengesa tjera për fillimin e bisedimeve”, tha Mariçiq.
Ai vlerëson se është kundërproduktive të komunikohen data, por se kur do të arrihet deri te zgjidhja, ajo do të shpallet.