Mariçiq: “Çështja me Bullgarinë duhet të zgjidhet përmes prizmës së vlerave evropiane”

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në intervistë për gazetën sllovene “Dello” e thekson rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian që të zhvillohet sipas parimeve të konstatuara paraprakisht, meritave reale dhe rezultateve të reflektuara, por, e cekë edhe nevojën që Unioni të japë kornizë kohore dhe plan për zgjerimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Ne me të vërtetë bëmë gjithçka dhe treguam dëshirë të sinqertë për zgjidhje të çështjeve të hapura, duke u udhëhequr nga vlerat evropiane. Prandaj besoj se problemi me Bullgarinë mund të zgjidhet përmes dialogut të drejtpërdrejtë. Por, ajo që për ne është me rëndësi, është që ai dialog të bazohet në vlera dhe parime evropiane, e jo në bazën ‘kush është më i fortë apo ndërkaq kush është anëtare e Unionit, e kush jo’”, theksoi Mariçiq.
Mariçiq shtoi se për të, çështje me Bullgarinë nuk është vetëm kontest bilateral, por edhe situatë për të cilën në të ardhmen Bashkimi Evropian duhet të definojë se çka mund të kërkojë një anëtare e Unionit nga shteti kandidat.

“Ne jemi të gatshëm për dialog dhe tashmë biseduam për çështjet e hapura, por, gjithashtu jemi të gatshëm që ato çështje të hapura t’i trajtojmë edhe gjatë negociatave me BE-në. Por, në asnjë rast nuk jemi të gatshëm të heqim dorë nga gjuha maqedonase dhe nga identiteti ynë”, thotë Mariçiq dhe shton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut ka treguar se është e përbërë nga forca progresive të cilat me të vërtetë besojnë në politikat e BE-së dhe vlerat e saj, që presin Unioni, institucionet e tij dhe vendet anëtare të japin kontributin dhe angazhimin e tyre në evropianizimin tonë.