Mariçiq: “Çelësi i zgjidhjes është në marrëdhëniet Shkup-Sofje”

Mësimin që askush nuk mund të na premtojë një datë, e kemi mësuar shumë herë në periudhën e kaluar, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në lidhje me deklaratën e zv. presidentit të Komisionit Evropian, Joseph Borrell, i cili tha se nuk mund të premtojë një datë për fillimi i negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çelësi për zgjidhjen janë marrëdhëniet Shkup-Sofje, ndërsa Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së vetëm mund ta ndihmojnë dhe mbështesin këtë proces. Prandaj që nga formimi i Qeverisë së re ne kemi qenë në komunikim intensiv me Bullgarinë dhe prandaj asnjëherë nuk kemi thënë një datë në publik dhe nuk kemi qenë të lidhur për një periudhë kohe, sepse e dimë se sa mosmirënjohëse është dhe sepse ne e dimë se dy-tre vitet e fundit nuk ka ndihmuar.

Prandaj mendoj se përkushtimi ynë është në procesin thelbësor dhe se si të arrihet sa më shpjet një zgjidhje që është shumë më e rëndësishme sesa caktimi i datës , ndërsa në interesin tonë është që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha Mariçiq./Telegrafi/