Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç ka deklaruar se vendi ynë ka bazë ligjore për të kërkuar ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria.
“Për atë ka bazë për ta kërkuar. Nga Budapesti kemi marrë informacione se nuk planifikojnë ta ekstradojnë tani për tani, për shkak se ka azil politik nga qeveria hungareze”, tha Mariçiç.
Ministri Mariçiç theksoi se vendi ka të drejtë të bëj kërkesë për ekstradim një herë në vjet, respektivisht në pjesën e dytë të vitit.