Mariç flet për listën: “Asnjë emër kontestues nuk do të jetë në listën për falje”

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiç siguron se asnjë emër kontestues nuk do të jetë në listën për falje apo shkurtim të dënimit të disa të burgosurve. Mariqiç thotë se lista është përpiluar nga drejtoritë e burgjeve.

“Ministria e Drejtësisë nuk jep asnjë falje. Bëhet fjalë për falje specifike për Vitin e Ri dhe listat për ulje të pjesshme të dënimit bëhen nga drejtorët e burgjeve dhe përcillen për shqyrtim. Mendoj se disa nga emrat e kontestuar nuk do të jenë as në lista. Pra, draft listat janë nga burgjet dhe jo nga Ministria e Drejtësisë. Këto lista kalojnë nëpër katër filtra, thotë ministri i drejtësisë Bojan Mariqiç për “Utrinski Brifing”.

Ndryshe, në listën jozyrtare të dhjetëra të burgosurve që kërkojnë falje ose shkurtim të dënimit nga presidenti janë biznesmeni Sead Koçan, Aleksander Vasilevski (Ninxha) i i dënuar për ngjarjet e 27 prillit dhe Boban Iliq, i dënuar për rastin “Almiri i vogël”.TV21