Diego Armando Maradona u shua të mërkurën më 25 nëntor duke tronditur mbarë botën. Pas vd*ekjes së papritur janë hedhur një sërë akuzash në drejtim të stafit mjekësor. Së fundmi mediat e huaja shkruajnë se ikona e futbollit argjentinas nuk pati një vd*ekje për shkaqe natyrale duke nënkuptuar se ai i v*ra. Këto deklarata u përforcuan më shumë edhe pas dëshmisë së infermieres së turnit në shtëpinë e yllit e cila gënjeu mbi raportin e 60-vjeçarit.
Raportohet se shefat e shëndetësisë u thanë mjekëve të parë që arritën në shtëpinë e Maradonës: “Thirrni prokurorët dhe policinë. Ne nuk duam një rast tjetër të Garcia Belsunce”. Ata me sa duket i referoheshin vr*asjes së pazgjidhur të sociologes argjentinase Maria Marta vd*ekja e së cilës fillimisht u trajtua si një aksident, kur trupi i saj u gjet në një banjë.
Në Argjentinë kanë nisur hetimet për të konstatuar nëse Diego Maradona u v*ra apo ai vd*iq nga një su*lm në zemër siç u raportua. Kujtojmë që Maradona iu nënshtrua një operacioni në tru për të trajtuar mpiksjen e gjakut rreth dy javë para se të vdiste. Ai u nxor nga spitali 8 ditë pas operacionit dhe u dërgua në shtëpinë e tij në Buenos Aires për të vazhduar me procesin e shërimit.
Një spital privat në Argjentinë ishte kontraktuar për t’u kujdesur për Diego Maradona por për fat të keq legjenda e futbollit nuk ja doli.