Maqedonisë së Veriut i nevojitet legjitimitet i ri politik demokratik!

Flakron Bexheti

Nëse i referohemi thënies së Martin Lipset: “Legjitimiteti nënkupton aftësinë e një sistemi për të krijuar dhe ruajtur besimin e qytetarëve se institucionet politike ekzistuese janë më të përshtatëshmet për shoqërinë”,
Vlerësojmë se pushteti LSDM-BDI nuk ka arritur ne asnjë mënyrë të ruajë besimin e qytetarëve se institucionet e shtetit sidomos ato të drejtësisë nuk janë aspak të përshtatshme por edhe te besueshme për shoqërinë dhe qytetarët që i dhanë legjitimetet kësaj shumice parlamentare.

Kjo Qeverisje ka humbur besimin dhe legjitimitetin e saj ndaj qytetarëve sepse vepron në kundërshtim me programin elektoral, i cili i mundësoi asaj marrjen në dorë të drejtimit të punëve të shtetit në bazë të disa premtive dhe objektivave esenciale:

-Funksionimi i shtetit ligjor
-Reformat në drejtësi,
-Ndëshkueshmërinë ndaj zyrtarëve politik te përfshirë në krim dhe korrupcion të lartë
-Krijimi i perspektivës Eurointegruese etj
-Progresi ekonomik
-Mirëqenia ekonomike
-Kohezioni ndëretnik
-Demokracia Konsensuale

Megjithatë programet në vetvehte nuk gjenerojnë legjitimitet për qeveritë, legjitimiteti i një qeverie buron nga praktikat aktuale të qeverisjes së saj, ndërsa ne të gjithë jemi dëshmitar se praktikat e kësaj qeverisje nuk janë në harmoni më kërkesat legjitime të qytetarëve që i dhanë një legjitimitet të cunguar kësaj qeverisje, andaj vleresimi praktik, por edhe teorik është se Maqedonisë së Veriut i nevojitet legjitimitet i i ri politik demokratik.