Me një ndotje prej dhjetë herë më shumë se niveli i rekomanduar, Maqedonia është vendi më i ndotur në Evropë, tregojnë të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit Jetësor (EEA), publikoi Euronjuz.
Trafiku i dendur dhe përdorimi i stufave me dru dhe derivate fosile për ngrohje, shkaktojnë rritje të rrezikshme të ndotjes së ajrit, si pasojë e të cilit një pjesë e mirë e popullatës kërkojnë ndihmë mjekësore, percjell Fakte.
Qeveria e Maqedonisë vendosi një objektiv ambicioz që të përmirësohet cilësia e ajrit për 50 për qind në dy vitet e ardhshme, citojnë nga Euronjuz.