Maqedonia ofron ndihmë për zjarret në Greqi


Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Adnan Xhaferovski deklaroi se Maqedonia është e gatshme të ndihmojë në menaxhimin e zjarreve që po ndodhin në Greqi.

“Nga mbrëmë jemi në kontakt të vazhdueshëm me qendrat në Greqi. Nga mëngjesi jemi në seancë koordinatave, organizohemi për zjarret dhe ofruam ndihmë. Presim sinjal. Nga mëngjesi janë të gatshëm dy aeroplanë për shuarjen e zjarrit. Ekipet janë të gatshme. Pritet në secilin moment të fillojnë”, deklaroi Xhaferovski.

Ndërkaq në Greqi, për shkak zjarreve 10 persona janë të humbur dhe mbi 40 persona janë dëmtuar nga zjarret që ndodhën dje që e kapi rajonin e Athinës, nuk dihet ende numri i të viktimave.

Qytetarët e kësaj pjese të Athinës mbrëmë janë evakuuar që të mbrojnë jetën e tyre. Për shkak të erës së fuqishme, zjarri shkatërroi mbi 100 shtëpi dhe shumë automjete./Telegrafi