Maqedonia, një nga vendet më të lira për të jetuar!

Portali i njohur “Numbeo” përditësoi listën vjetore të vendeve më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Renditja e re është bërë duke llogaritur koston e banesave, veshjeve, ushqimit, transportit, internetit, shërbimeve, ushqimeve…

Në këtë listë prej 139 shtetesh, Maqedonia renditet e 118-ta, Kosova e 134-ta, Shqipëria e 99-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 96-ta, Sllovenia e 45-ta, Kroacia e 59-ta, Serbia e 94-ta, Mali i Zi në vendin e 87-të.
Lista është përpiluar duke lëvizur nga vendet më të shtrenjta në më të lirat.