Maqedonia, në “listën e zezë” për udhëtime


Mërgimtarët tanë nga Evropa nuk kanë marrë dritë jeshile as për dy javët e ardhshme për të kaluar pushimet në vendlindjet e tyre. Kjo për shkak se vendi ynë mbetet në listën e zezë të BE-së për lëvizje të lirë gjatë periudhës së pandemisë. Komisioni Evropian ka azhurnuar listën e shteteve që duhet të hiqen kufizimet e anëtarëve të BE-së gjatë udhëtimit. Ndalesat e BE-së vazhdojnë për këto vende: KOMISIONI EVROPIAN Maqedonia e Veriut Kosova Shqipëria
Malit i Zi Bosnje Hercegovina Çekia Luksemburgu Danimarka Irlanda

Zvicra mbetet që gjatë ditës së sotme të vendos për azhurnimin e listës. Dera e vetme e hapur për mërgimtarët shqiptarë në Zvicër në Ballkan mbetet Shqipëria. Ankesave të shumta të shtetasve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së nga Ministria e Jashtme u sugjerojnë tu drejtohen ambasadave dhe zyrave konsullore. Nga Ministria e Brendshme thonë se shtetasit tanë të cilët e kanë patjetër të kthehen këtu, kanë një zgjidhje.
MINISTRIA E BRENDSHME Deri më 31 Korrik lejohet hyrja edhe me pasaportë të skaduar.

Nga 1 Gushti duhet të kenë edhe një fletë-udhëtimi. “Deri më datë 31 Korrik të gjithë shtetasit tanë të cilëve u kanë skaduar afatet e dokumenteve të udhëtimit mund të kthehen në RVM pa asnjë procedurë shtesë. Nga 1 Gushti u duhet fletë-udhëtimi” Në bazë të dhënave epidemiologjike nga OBSH për masat restriktive BE-ja rekomandon çdo dy javë. Nga vendet e rajonit Serbia mbetet e qasshme për BE-në por edhe për shtetasit tanë. Ndalesa për shtetasit tanë ka në Kosovë Mal të Zi Bullgari Greqi dhe Kroaci. Destinacioni i vetëm për pushime verore mbetet bregdeti shqiptar./Përgatiti: Adnan Qaili