Maqedonia mposht Gjermaninë me ndihmën e shqiptarëve

Kombëtarja e Maqedonisë ka shënuar një fitore të madhe historike ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikime në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Maqedonia arriti të fitonte si mysafir me rezultat 2 me 1. Rol të madh në këtë fitore luajtën dy shqiptarët, Elif Elmas dhe Enis Bardhi.

Dy gola për maqedonët i shënuan: Pandev dhe Elmas.

Asistin për golin e sulmuesit veteran, Pandev e bëri Enis Bardhi, mesfushori i Levantes.

Golin e vetëm për ekipin e Joachim Loë e shënoi Ilkay Gundogan.

Me fitore Gjermania bie në pozitën e tretë me gjashtë pikë, aq sa ka Maqedonia në pozitën e dytë (6). Në pozitën e parë në Grupin J është Armenia me 9 pikë.