Maqedonia ka paguar 838 mijë vaksina kundër Covid-19

Maqedonia e Veriut sot ka paguar për 838 mijë vaksina kundër Covid-19, deklaroi për “Telma” kryeministri Zoran Zaev.
Vaksinat duhet të mbërrijnë në fillim të vitit të ardhshëm, pra diku në mars.

Siç dihet, dhe siç është njoftuar nga Ministri Venko Filipçe, punëtorët shëndetësorë, ushtria dhe policia do të jenë të parët që do të vaksinohen.
Filipçe njoftoi javën e kaluar se sistemi shëndetësor po përgatitet për vaksinimin e popullatës.