Maqedonia e Veriut “vlon”, nga çertifikata falso vaksinimi, askush nuk i kontrollon!

Qytetarët në çdo mënyrë mundohen ti tejkalojnë masat e Qeverisë për mbrojtje nga Covid 19, posaqërisht gjatë shfrytëzimit të çertifikatve kovid nëpër objekte të mbyllura.

-Vlon nga çertifikatat e rrejshme. Askush nuk i kontrollon. Tani gjithkund është përplotë. Por nga ana tjetër, çertifikatat e tilla nuk kanë ndikim shëndetësorë, sepse edhe të vaksinuarit mund të infektohen. Kjo masë më nuk arsyetohet, potencon doktor Niko Beqarovski nga Klinika për Toksikologji në emisionin “Samo Vistina”, transmeton PaCensurë.