Maqedonia e Veriut tregon përmirësim të gjendjes së sigurisë të gazetarëve dhe punonjësve mediatik


Maqedonia e Veriut tregon përmirësim të gjendjes me sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, krahasuar me shtatë vendet nga rajoni, tregojnë Indeksi për siguri të gazetarëve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2020.Përsëri në lidhje me masat për parandalim në vend, në indeks është theksuar se vazhdon politika e përgjithshme e pandëshkueshmrisë së sulmuesve të gazetarëve. Për këto arsye, SHGM vazhdimisht insiston në reparte të veçanta nga gjykata penale dhe prokuroria për rritjen e efikasitetit në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Numri i sulmeve në krahasim me vitin paraprak në vitin 2020 është rritur për më shumë se gjysma drejtë gazetareve.

Vlerat referente për indeksin janë nga vlera 1 (më keq) deri në 7 (më mirë) të katër fushave. Nga 7-të vendeve për Ballkanin Perëndimor, Republika e Maqedonisë së Veriut ka notë mesatare 3,39, e cila edhe pse nuk është e lartë, sërisht vendin e bën të jetë më e mira në rajon nga vendet tjera të kyçura në proces.Siç kumtoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Indeksi ka të bëj me vitin 2020 dhe mbështetet në të dhëna hulumtuese, të mbledhura dhe analizuara nga partnerët e platformës së shoqatave të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor “Safejounalists.net”, mbi bazë të procedurës hulumtuese rigoroze.

Të dhënat e mbledhura për disa lloje të sferave të ndryshme të lidhura me “sigurinë e gazetarëve” janë përpunuar në formë të indikatorit – Indeksi i sigurisë së gazetarëve, me qëllim përmes numrave të maten ndryshimet në shtatë vende nga Ballkani Perëndimor për vitin e kaluar.Në vitet e ardhshme, përmirësimi ose përkeqësimi i gjendjes në të gjitha vendet do të matet duke pasur parasysh vlerësimin për vitin 2020 si vit referent.