Maqedonia e Veriut shënon 80-vjetorin e kryengritjes popullore – 11 Tetorin

Maqedonia e Veriut sot dhe nesër do të shënojë festën shtetërore 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore dhe shënon 80-vjetorin e kësaj ngjarje me të cilën në vitin 1940 është shënuar fillimi i luftës popullore-çlirimtare dhe rrumbullakim i lindjes së shtetit të Maqedonisë.
Manifestimi qendror do të jetë nën organizim të Qeverisë dhe Komunës së Prilepit dhe do të fillojë sot me pritjen solemne në sheshin “Metodia Andonov Çento” në Prilep në ora 18:00.

Manifestime do të ketë edhe nesër, më 11 tetor në Prilep. Në ora 09:00 delegacioni i kreut shtetëror, i organizatave shoqërore dhe politike, i Armatës, i ushtarëve, i korit diplomatik do të vendosin lule para përmendoreve të Metodia Andonov Çento, Kuzman Josifovski Pitu dhe para përmendores së “Gruaja Luftëtare”.
Në Shkup shënimi i 11 Tetorit do fillojë në kompleksin memorial “Varrezat partizane” në Butel në ora 09:30.