Maqedonia e Veriut në fazën portokalli, më të rre*zikuar punëtorët e ndërtimtarisë

Maqedonia e Veriut po përballet me temperatura tejet të larta, ndërsa punimet nuk ndalojnë as në ku*lmin e të nxehtit. Punëtorët e ndërtimtarisë janë kategoria më e ekspozuar në diell dhe rrezatim të lartë UV, por që siç thonë janë të detyruar të punojnë. Nëse ndalojnë së punuari 6 orë të plota aq sa është dhe rekomandimi, atyre do tu hiqet mëditja. Në disa nga kantieret e punimeve që vizituam në Shkup, punëtorët thanë se e kanë të vështirë në këto kushte të kryejnë punë të rënda fizike, por janë të detyruar pasi në këtë mënyrë sigurojnë ekzistencën.

“Shumë vapë është por e kemi patjetër të punojmë. A jeni të detyruar të punoni në këtë kohë? Po. A ju ka thënë shefi që duhet të pushoni. Na ka thënë por ne jemi hallexhinj duam të hamë bukë, ku të shkojmë. A e dini që prej sot është e ndaluar të punohet nga ora 11 deri në 5? Jo nuk e dimë. Nuk ju kanë thënë? Jo! A është vështirë të punoni në këtë vapë? Shumë, jo pak, në këto dy javë na ka prishur vapa fare.”

Disa nga punëdhënësit thonë se për t’i arritur afatet e zbatimit të punimeve siç i kanë në kontrata e kanë patjetër që të punojnë 10 orë në ditë, duke mos i ndërprerë punimet gjatë periudhës së ndalesës për këto 5 ditë. Një muaj më parë kur kishte një ndalesë të tillë punimesh, ata thonë se me oraret e punës nga ora 4 e mëngjesit kanë hasur në den*oncime të shumta të banorëve në polici, me arsyetimin se punimet ua prishin gjumin.

“Sot vlen ligji që mos të punohet pas orës 11 për shkak të temperaturave të larta, por tani në mesditë në Shkup janë 33°C që nuk mund të konsiderohet shumë vapë sepse është normale gjatë stinës së verës. Mos mendoni se edhe punëtori ka qejf të udhëtoj prej së largu për të arritur në punë me punuar 4 orë dhe me u kthyer sërish, se me gjysmë orari çka punon nuk mund ti mbuloj as shpenzimet e rrugës.”

Me vendim të Qeverisë nga data 29 korrik deri më 1 gusht disa veprimtari që janë të ekspozuara në diell duhet të punojnë me orar të kufizuar, përkatësisht të ndalojnë punimet nga ora 11:00 deri ora 17:00. Të lirohen nga puna grupet më të ndjeshme, siç janë gratë shtatzëna dhe personat të tjerë mbi 60 vjeç. Nëpër çerdhe të ndërpriten aktivitetet fizike dhe mos të nxirren jashtë fëmijët për 6 orët e mesditës.