Sipas informacioneve të Institutit Hidro-Meteorologjik, sot dhe nesër i gjithë vendi do të kaplohet nga temperaturat e larta, respektivisht nga faza e verdhë (alarmuese).
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen nga temperaturat e larta, siç janë:
– Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangia e daljes jashtë, në rast se dilet rekomandohen pushime të shpeshta nën hije. Rekomandohet të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe të klimatizuara.
– Veshja e rrobave të lehta, vendosja e syze mbrojtëse dhe kapelave.
– Konsumimi i ushqimeve të lehta, , pemëve dhe perimeve si dhe të largoheni nga ushqimet e yndyrshme.
– Të konsumohet sasi e madhe e lëngjeve, rekomandohet ujë i thjeshtë për pije, të shmangen pijet alkoolike.
– Kur hyni në automjet, është e nevojshme që fillimisht automjeti të ventilohet për një periudhë të caktuar kohe.
– Personat me sëmundje kronike këshillohen që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.