Maqedonia e Veriut, kampione në rajon për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendi ynë është lider në rajon për numrin e qytetarëve të cilët janë vaksinuar të paktën më një dozë të vaksinës gjatë periudhës prej një muaji e gjysmë. Sipas të dhënave të fundit, nga pesë korriku deri më 24 gusht, numri i së paku një doze të aplikuar në 100 banorë në vend është rritur për 14 për qind, që është rritja më e lartë nëse krahasohet me shtetet e rajonit.

Ministria e Shëndetësisë
“Gjatë periudhës së njëjtë, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut gjenden Kosova me 10.64 për qind, Shqipëria dhe Greqia me 8.61 për qind dhe Mali i Zi me 8.04 për qind rritje të përqindjes së personave të vaksinuar me së paku një dozë. Rritja në Bosnje e Hercegovinë arrin 7.95 për qind, ndërsa në Slloveni 6.9 për qind. Përparim më të ulët në rajon të vërejtur prej 5 deri më 24 gusht ka në Serbi, gjegjësisht 2.49 për qind dhe Bullgaria me 1.66 për qind rritje të përqindjes së vaksinimit”.

Përndryshe, rritja e numrit të të infektuarve do të thotë mbrojtje më e madhe kolektive, ulje të mundësisë që virusi të shpërndahet dhe të pësojë mutacion. Vaksinat janë të sigurta, thonë autoritetet shëndetësore, dhe paraqesin parandalim nga forma e rëndë e sëmundjes, hopsitalizim dhe vdekje.