Në Maqedoninë e Veriut ka disa vende me miniera potenciale me qymyr për 50 vjetët e ardhshme, ndërsa ende nuk kanë filluar të eksploatohen. TEC Manastir dhe Osllomej mund të shfrytëzohen vetëm edhe 15 vjet nga eksploatimi sipërfaqësor, andaj duhet sa më shpejtë të filloj eksploatimi i tyre, shpjegoi gjeologu Sasho Georgievski.
LOKALITETET NË MAQEDONI KU KA QYMYR:
-Brod-Gneotino, (TEC Manastir) 132 milion tonelata dhe linjë transporti prej 10 km
-Zhivojno – 100 milion tonelata
-Llavci, Resnjë – 27 milion tonelata
-Zvegor Steamer, Dellçevë – 30 milion tonelata
-Pançerevë – 22 milion tonelata
-Popojan, Kërçovë – 9 milion tonelata
“Kemi perspektivë për gjysmë shekulli. Kemi gjithsej 664 milion tonelata rezerva, prej të cilave 38% janë me eksploatim sipërfaqësor, pjesa tjetër është nën tokë, por ne kemi përvojë vetëm me eksploatim sipërfaqësor. Por, sfidat janë këtu, kemi dituri, njerëz, resurse, pajisje, vetëm projektet nuk duhet të qëndrojnë në letër nëpër zyrat tona, por të zbatohen në terren”, deklaroi Georgievski.
Qymyri, me të cilin disponon vendi është lignit, i cili është pjesë e mineraleve më pak cilësore, por nëse merret parasysh e ardhmja dhe rezervat, ai ka performancë për të qenë i shfrytëzueshëm. Maqedonia si dhe e gjithë Evropa, 50% bazohet në qymyrin e energjetikës edhe përkundër përdorimit të resurseve të reja, energjisë solare dhe mullinjtë e erës.