“Maqedonia e Veriut është vendi më konkurrues në rajon”, “Ka potencial për thellimin e bashkëpunimit midis Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut”, këto janë një pjesë e titujve në mediat polake pas forumit të biznesit që të premten e kaluar u mbajt në Shkup, në të cilin morën pjesë mbi 60 kompani nga vendi dhe Polonia dhe 20 biznesmenë nga Polonia.Në forumin e biznesit Poloni-Maqedonia e Veriut mori pjesë edhe presidenti polak Andzhej Duda, i cili deklaroi se dy vendet kanë sfida të ngjashme të lidhura me transformimin e energjisë me emetime të ulëta, zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe infrastrukturës energjetike.Mediat polake i kushtuan vëmendje të veçantë edhe Memorandumit për mirëkuptim që e nënshkruan Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit dhe Agjencia polake për investime dhe tregti, Dejan Pavleski dhe Kshishtof Drinda.“Memorandumi është hapi i parë për intensifikimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, si dhe shkëmbim të balancuar dhe të rritur tregtar”, transmetuan mediat polake nga një pjesë e fjalimit para audiencës në forumin e biznesit të drejtorit Pavleski.
Mediat polake e transmetuan edhe deklaratën e Pendarovskit.“Me Poloninë dhe popullin polak kemi marrëdhënie të mira tradicionale, ndërsa midis dy vendeve nuk ka çështje të hapura, por vetëm mundësi të hapura. Nuk duhet të presim kohë më të mira për të filluar bashkëpunimin. Kohë më të mira do të vijnë vetëm nëse fillojmë të bashkëpunojmë një orë më parë. Memorandumi i Mirëkuptimit do të mundësojë rritjen e dinamikës në bashkëpunim. Pres që komunitetet e biznesit të dy vendeve ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, theksoi shefi i shtetit.Mediat në Poloni publikuan edhe një pjesë të deklaratës së presidentit Duda, i cili para investitorëve në forum u tha se ekonomia maqedonase në përgjithësi konsiderohet si më konkurruese në rajon, vendi është vend i mrekullueshëm për të gjetur investime të mëdha të huaja.
“Këtë ua rekomandoj veçanërisht investitorëve polakë me përvojë shumëvjeçare në industri, energji, miniera, turizëm, mbrojtjen e mjedisit dhe bujqësi”, potencoi Duda në Forum. Andzhej Duda theksoi se kompanitë e huaja po investojnë gjithnjë e më shumë në Maqedoninë e Veriut, për shembull, në nxjerrjen e lëndëve të para ose në sektorin e automobilave, shkruajnë mediat polake dhe shtojnë se vendi i vendosur në zemër të Ballkanit nuk është vetëm një vend i mirë. për të nisur një zgjerim ekonomik më të gjerë, rajonal, por mbi të gjitha një treg i mirë për testimin e potencialit të saj eksportues, janë pjesë e komenteve të gazetarëve polakë. Industritë e tekstilit, ushqimit dhe IT/TIK janë sektorë të theksuar me mundësi të mëdha për investitorët polakë.