Maqedonia e Veriut e zhy*tur në bo*rxhe

Bo*rxhi publik në Maqedoninë e Veriut ka arritur në shifrat më të larta të shënuara ndonjëherë, përkatësisht në 7.4 miliardë euro bazuar, thuhet në të dhënat për muajin qershor. Kjo do të thotë se bo*rxhi arrin në 64.4 për qind të Bruto Prodhimit Vendor dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, ekziston rre*ziku i des*tabilizimit financiar, thotë Nikolla Popovski, profesor i ekonomisë dhe ish-ministër i Financave.

Sipas të dhënave zyrtare, brenda një viti e gjysmë borxhi është rritur për 1.5 miliard euro.
Kjo shumë i tejkalon edhe pritjet e qeverisë, e cila bazuar në strategjinë fiskale për menaxhimin e bo*rxhit publik, parashikonte që vitin 2021 Maqedonia e Veriut ta mbyllte me një bo*rxh publik prej 63.9 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Qeveria synon që deri në vitin 2026 këtë bo*rxh ta stabilizojë përmes zvogëlimit të administratës publike dhe rritjes më të madhe ekonomike.