Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Maqedonia e Veriut do të pranojë vaksina kundër koronavirusit, nga kompania Johnson&Johnson. Vaksinat do të jenë donacion nga Danimarka.
“Presim këto ditë që edhe zyrtarisht Danimarka të publikojë donacionin e 250 mijë vaksinave nga prodhuesi Johnson, që do të kenë afat të përdorimit deri në vitin 2023”, theksoi Filipçe.
Ndryshe, vaksina e kompanisë amerikane Johnson&Johnson aplikohet me vetëm një dozë ndërkaq është e zhvilluar me teknologjinë standarde të vaksinave të mëhershme, respektivisht nuk përmban teknologjinë m-RNA. Vendi deri më tani ka përdorur vaksinat Pfizer, Sputnik V, Sinopharm dhe Sinovac.