Maqedonia e Veriut do të pranojë nga 650 deri në 780 afganë

Në Maqedoni pritet të arrijnë 780 shtetas të Afganistanit. Lista e re në Qeveri ka arritur nga disa organizata ndërkombëtare, që mund edhe të pësojë ndryshime.
“Qeveria ka marrë për obligim të sigurojë strehim, t’i mbajë në njëfarë mënyre, t’u ndihmojë që më lehtë ta kalojë këtë periudhë derisa janë këtu, do të thotë 90 ditë. Lidhur me hotelet, ky është obligimi i organizatave ndërkombëtare që praktikisht i mbulojnë shpenzimet. Pjesa më e madhe do të strehohet në periferi të Shkupit”.

Sipas informacioneve të mediave, bëhet fjalë për hotelet “Belvi”, “New Star” dhe “Best Vestern” kurse do të ketë të akomoduar edhe nëpër hotele në Gjevgjeli dhe Ohër. Edhe pse pyetëm në Qeveri nëse janë ofruar kapacitetet shtetërore hotelierike të ELEM TURS, nuk morëm përgjigje nëse disa prej tyre do të vendosen nëpër këto lokacione. Pas ardhjes së tyre, do t’u ofrohet mbështetje nga Kryqi i Kuq, do të sigurohet mbrojtje shëndetësore dhe mbështetje psikosociale. Pas marrjes së kontrollit nga talibanët, shumë afganë janë larguar nga vendlindja për shkak të fr*ikës së sigurisë.

Në Maqedoni do të evakuohen punonjës me familjet e tyre në misione humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë nga organizata për të drejtët e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë si dhe qytetarë që 20 vitet e kaluar kanë qenë mbështetës të forcave aleate të NATO-s në Afganistan, përfshirë edhe Ar*matën e Maqedonisë. Shtetasit e Afganistanit do të jenë në Maqedoni deri në largimin e tyre në SHBA apo ndonjë shtet tjetër ku do të vendosin dhe do të mund të jetojnë.