“Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e OSBE-së në momentin më sfidues me të cilin përballet kjo organizatë në historinë e re. Në fakt, mendoj se duhet të kthehemi në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve që copëtuan rajonin, në mënyrë që të gjejmë një krizë që mund të krahasohet me atë që po përballemi sot me luftën në Ukrainë dhe tensionet në Lindje-Perëndim janë sjellë në pikën e vlimit”.
Këtë në një intervistë për AIM e tha Azaj Guliyev, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Përfaqësues Special për Evropën Juglindore.
Guliyev së fundmi vizitoi Shkupin, u takua me përfaqësues të shtetit, me liderë të partive politike dhe vizitoi vendin në mes të përgatitjeve për kryesimin e ardhshëm të OSBE-së, i cili fillon vitin e ardhshëm.
Në intervistën për AIM ai tha se në mënyrë që kryesimi i OSBE-së të jetë i suksesshëm në vitin 2023, Maqedonia e Veriut do të duhet të gjejë një mënyrë dhe të përcaktojë prioritete që do të përfshijnë qëllime të arritshme në të tre dimensionet e sigurisë.
“Kjo do të thotë vendosja e qëllimeve në dimensionin politiko-ushtarak, si dhe dimensioni ekonomik-mjedisor dhe njerëzor dhe fokusimi në ofrimin e disa historive të suksesit që do të konfirmojnë vlerat e OSBE-së dhe rëndësinë e qëndrueshme të multilateralizmit”, tha Guliyev.
Lidhur me zhvillimet aktuale në botë, si lufta në Ukrainë dhe mundësia e përhapjes në rajone të tjera, ai tha se kjo luftë na kujton se nevojitet vigjilencë e vazhdueshme për të parandaluar që tensionet të përshkallëzohen në dhunë dhe se çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidh, më mirë më shpejt se më vonë.