Maqedonia e Veriut – Disa mjekë refuzojnë vaksinimin

Sipas Nuredinit një pjesë e stafit mjekësor tashmë është vaksinuar, por një pjesë tjetër ka refuzuar.
“Në fillim u bë planifikimi për mjekët që janë në qendrat-covid, ose të punësuarit që janë në zonën e kuqe, të themi ndoshta nga ata dikush ka refuzuar, por shumica kanë marrë dhe një numër vetë refuzuan dhe tani presim që të fillojë edhe pjesa tjetër”, shtoi Gëzim Nuredini.

Në Tetovë pritet që gjatë këtyre ditëve të lëshohet në përdorim edhe spitali mobil, i cili do të posedojë mbi 50 shtretër dhe laborator, për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid 19.