Maqedonia e Veriut dëbon një diplomat rus


Ministria e Punëve të Jashtme njofton se në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, është vendosur që një diplomat i Ambasadës së Federatës Ruse të shpallet si person i padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga kjo Ministri njoftojnë se më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur diplomati i Federatës Ruse.

“Më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë për Punë të Jashtme është thirrur diplomati i Federastës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në njoftim MPJ nuk jep arsyet të cilat kanë çuar deri në vendimin për të dëbuar diplomatin rus.